Për shkak të situatës epidemiologjike në Maqedoni, gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022 është shtyrë për më 1 shkurt.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dërguar shkresë te të gjitha shkollat e vendit, që arsimtarët të mos shkojnë në shkollë kur nxënësit janë në pushim që të kursehet energji elektrike.
“Të mos organizohen aktivitete pune për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe personelin administrativo-teknik, me përjashtim të personelit teknik i cili është i nevojshëm për sigurimin e objekteve dhe pronës së shkollave në periudhën prej 20 deri më 26 janar. Ky rekomandim është dhënë për të ulur kostot e energjisë elektrike në objektet shkollore”, thuhet në njoftimin e MASH.
Qeveria vendosi që gjysmëvjetori i dytë të filloj më 1 shkurt për shkak përkeqësimin e situatës epidemiologjike dhe rritjes së infektimeve të reja në vend.
Kundër këtij vendimi janë një pjesë e shkollave dhe arsimtarëve. Sipas tyre vazhdimi i pushimit për 10 ditë nuk do ta heq pandeminë me COVID-19, ndërsa me këtë vendim pësojnë nxënësit dhe procesi arsimor./telegrafi/
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...