Të hënën u regjistruan 2 viktima dhe 143 raste me Covid19 në Maqedoninë Veriore

16:37 | 9 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.101 testime për coronavirus, ndërsa 143 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup – 79, Gostivar – 16, Kërçovë – 12, Dibër – 8, Kumanovë – 7, Tetovë dhe Strugë – nga 6, Radovish – 3, Strumica – 2, Kavadari, Kriva Pallankë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga 1 secili qytet.

MSH informon se kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Tetova, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 32 pacientë të shëruar.

Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 158.164, prej të cilëve 150.556 janë shëruar, ndërsa 5.509 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (9 gusht) është 2.099

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme