Të amnistuarit e parë, pritet që ditën e hënë t’i lëshojnë burgjet. Sipas informacioneve, të burgosurve ju përgatiten dokumentacionet dhe dosjet, ndërsa deri të hënën duhet të dorëzohen në gjykata.
Nga Gjykata Penale thonë se janë formuar disa këshille penale, të cilët do të vendosin për kërkesat për amnisti. Në njësinë e Shkupit tanimë kanë arritur qindra lëndë, me çka mund që gjykata të punojë edhe gjatë fundjavës. Prej atje thonë se priten rreth 1500 vendime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me Ligjin për amnisti i cili u soll më 15 janar të këtij viti, tërësisht nga burgu do të lirohen 800 persona, ndërsa ulje të dënimit për 30 për qind do të përfitojnë mbi 3 mijë të dënuar.
Ligji nuk parash falje për vrasësit, veprat penale për përdhunim, zgjedhje dhe veprat penale kundër shtetit./Telegrafi/
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...