“Për te hënën do të caktohet seancë plenare me disa pika të rendit të ditës. Pika e parë do të jetë miratimi i formimit të trupave punuese të Kuvendit dhe e dyta miratimi i mandatit të deputetes se re Emilija Rambabova. Pika e tretë do të jetë miratimi i vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme nga ana e Presidentit”.
Këtë sot e tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në takimin joformal me gazetarët. Ai shtoi se për pikën e fundit duhet konsensus mes partive politike sepse votohen me 2/3 e votave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i takon mundësisë që deputeti në izolim Arben Ziberi të votojë të hënën, Xhaferi tha se Ziberi të shtunën bën testin përfundimtar dhe nëse rezulton negativ por me vendim për izolim si parandalim ai mund të vijë të votojë nga kabina si herën e kaluar. Kurse nëse ka test pozitiv Ziberi nuk do mund të votojë.
Me këtë rast Xhaferi theksoi nevojën për ndryshime në Rregulloren e punës së Kuvendit për të paraparë funksionimin në gjendje të këtillë të jashtëzakonshme, gjë që nuk e ka paraparë deri tani meqë nuk është paraqitur nevoja. Alternativat e këtilla të funksionimit të Kuvendit jashtë procedurave të zakonshme të deritanishme sipas Xhaferit nuk do të shndërrohen në praktikë por do të jenë alternativë kur të paraqitet nevoja.
Sipas tij, të gjitha opsionet eventuale duhet të parashihen në ndryshimet eventuale të Rregullores, përfshirë këtu edhe nevojën për pajisje teknike. Për këtë ai tha se do të duhet edhe procedure furnizim publik gjë që nuk mund të bëhet këto muajt e mbetur të vitit sepse kjo gjë nuk është paraparë në buxhet.
Në Kuvend nga Qeveria janë dorëzuar edhe propozim ndryshimet për arsimin fillore dhe të mesëm të cilët po ashtu pritet të votohen javën e ardhshme.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...