Të hënën gjykata do ta sjellë vendimin për rastin “Ryshfet” që ka të bëjë me kryeministrin Zaev. Por vendimin do ta sjellë vetëm gjykatësi Darko Todoorvski i cili pas pauzës sqaroi se të tre gjykatësit, ndër të cilët edhe Dobrilla Kacarska, janë liruar, konform ndryshimeve të reja.
Ai shpjegoi se në këtë rast nuk do të merren para sysh dëshmitë të siguruara me masa të veçanta, raporton Almakos.
Kryeministri Zaevi pas seancës doli i kënaqur pasi, siç tha, nëpërmjet të institucioneve ka patur mundësi ta dëshmojë pafajësinë e tij , duke shtuar se do ta respektojë çdo vendim gjyqësor që do t’i shqipëtohet.
“Me rikualifimin e akuzës dhe me konstatimin se masat të vecanta paskanë qenë të paligjshme, po konfirmohet se sa i vrazdhë ka qenë qëllimi i paligjshëm që për caqe politike të keqëpërdoren insitucionet e R.M. kundër meje si shef i opozitës së atëherëshme që të jëm i penguar dhe i diksredituar gjatë publikimit të projektit “ E vërteta për Maqedoninë” – deklaroi Zaevi.
Zaevi ceku se avokatet e tij kanë paraqitur kallëzime penale kundër prokurorëve që e paskanë “organizuar këtë rast, gjë që ka pohuar edhe vet dëshmitari” , dhe shpreson se rastet do të përfundojnë në tërësi.
Paraprakisht prokurorja Valentina Bislimovska e ndryshoi dispozitivin e akuzës kundër kryeministrit Zoran Zaev. Në arsyetimin ajo tha se gjatë gjithë procesit është dëshmuar se Zaevi asnjëherë nuk ka marrë para në formë të mitos dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë dëshmitari Ivan Nikollov, kështu Bislimovska e ndyshoi padin nga marrje në kërkim ryshfeti me çka më skishte nevojë që të veprojë keshilli pesëanëtaresh gjyqësor. Për ketë vepër penale është paraparë denim me burg prej 1 deri më 5 vite.
Avokati I Zaevit, Medarski i tha gjykatësit Darko Todorovski se duket se në këtë rast nuk ka elemente të veprës penale për të cilën akuzohet Zaevi.
“Prova kyçe e prokurorisë ishte Ivan Nikollov, i cili deklaratat i kishte tejet kontradiktore nga hetimi dhe gjykimi. Vetë dëshmitari tregoi ose mohoi se ka thënë se i kanë kërkuar tre euro për metër katror për kishën. Dëshmitari tregoi se ka vepruar siç e ka mësuar dhe urdhëruar prokurori”, tha Medarski.
Kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës së mirëfilltë ngarkohej se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë në Kos...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...