Të gjithë të dënuarit për 27 prillin u dërguan në paraburgim

09:22 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sigurimin e paraburgimit ndaj të akuzuarve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend të cilët sot u dënuan me 211 vite burg. Të akuzuarit me përjashtim të disave, para kësaj kërkuan të lirohen nga paraburgimi deri në aktvendimin e plotfuqishëm.

Gjashtëmbëdhjetë nga shtatëdhjetë të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend morën dënim në lartësi prej 7 deri në 15 vjet, ndërsa është liruar nga akuza Igor Durllovski.

Mitko Çavkov ka marrë dënimin më të lartë 18 vjet, Mitko Peshov 15 vjet, Dushko Llazarov 15 vjet, Goran Gjoshevski – Levi – 15 vjet, Oliver Popovski – 13 vjet, Oliver Radullov 10 vjet, Munir Pepiq – 15 vjet, Abdulfeta Alimi – shtatë vjet, Mlladen Dodevski – 12 vjet, Jane Çento 15 vjet, Gorançe Angellovski – 12 vjet, Igor Jug – 12, Vllatko Trajkovski – 15 vjet, Viliam Mihajllovski – 14 vjet, Nikollo Mitrovski – Koljo – 15 vjet dhe Aleksandar Vasilevski Ninxhja – tetë vjet.

Janë dënuar për “rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë”. Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga më të mëdhatë në historinë më re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të pandehurve, të cilët kanë qenë kryerësit e sulmit në Parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por pas miratimit të Ligjit për amnisti iu fal dënimi 15 personave./ina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme