Të gjithë qytetarët e Maqedonisë të regjistruar në Afganistan janë të sigurt dhe punohet për evakuimin e tyre.
Prej 75 qytetarëve, 50 dje kanë qenë në terminalin ushtarak në Kabul, ku presin fluturim me aeroplan ushtarak për në Doha të Katarit, ndërsa 25 të tjerët ndodhen në bazën amerikane në Kabul, në afërsi të aeroportit dhe presin të transferohen drejt aeroportit, më pas edhe të evakuohen.
Qeveria e Maqedonisë informoi se me kujdes e ndjekin situatën në Afganistan dhe se janë në koordinim të vazhdueshëm me shtetet aleate të NATO-s.
Ministri Bujar Osamani, dje tha se nëse ka vështirësi gjatë evakuimit, do të aktivizohen planet alternative për të cilat kanë folur me partnerët.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut që në korrik tërhoqi forcat ushtarake, personelin diplomatik dhe civil dhe për momentin nuk ka përfaqësues të vet në Afganista./Telegrafi/
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit