Të gjithë shtetasit e RMV-së që sot u nisën drejt Greqisë, u kthyen prapa, pasi nuk u lejuan të futen nga Policia e Greqisë.
Zyrtarët policorë nuk e dijnë kur do të arrijë miratimi nga Athina për hyrjen e shtetasve të huaj, ndërsa presin që të arrijë deri në mesnatë ose nesër në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kufirin me Greqinë kishte makina me targa të Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë, të cilat kanë pritur në kolona.
Përveç këtij informacioni, shërbimet kufitare greke refuzojnë të japin përgjigje tjetër.
Për momentin as nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacion pse nuk është hapur kufiri me Greqinë dhe nëse kanë marrë ndonjë përgjigje nga autoritetet greke.
Ndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev njoftoi se prej sot do të hapet kufiri me Greqinë për të gjithë shtetasit e RMV-së, por me PCR test negativ, vërtetim për vaksinim ose rezultat pozitiv për anti-trupa./arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...