Të ardhurat në buxhet në gusht më të ulëta për 14 përqind

18:21 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministria e Financave informon se të ardhurat në buxhet në gusht arrijnë 14,2 miliardë denarë që është më pak për 13,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Në mënyrë kumulative nga fillimi i vitit të ardhurat arrijnë 119,6 miliardë denarë dhe janë në nivel për 8,2 për qind në krahasim me vitin e kaluar, që është një përmirësim më i lehtë në krahasim me gjashtëmujorin e parë kur të ardhurat në mënyrë kumulative ishin më të ulëta për nëntë për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Në gusht të ardhurat tatimore janë më të ulëta për 17,1 për qind në krahasim me vitin e kaluar, derisa te kontributet shënohet rënie prej 2,7 për qind. Te të ardhurat tatimore ka hedhje në nivel mujor te TVSH prej 14,3 për qind, te akciza prej 25 për qind, te tatimi i fitimit prej 28,9 për qind dhe te tatimi personal të të ardhurave prej 10,4 për qind, derisa te të dhënat e importit shënohet rritje prej 7,9 për qind.

Shpenzimet në gusht arrijnë 17 miliardë denarë dhe janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

Në mënyrë kumulative, të ardhura buxhetore në përfundim me gushtin kanë rënie prej 8,2 për qind që ka të bëjë në rënien e të ardhurave buxhetore prej 12,1 për qind. Në mënyrë kumulative nga fillimi i vitit shënohet rritje të kontributeve prej 7,1 për qind. Nga fillimi i vitit në përfundim me gushtin, ka pagesë më të dobët te pothuajse të gjitha tatimet përveç të dhënat e importit ku rritja arrin shtatë për qind.

Te tatimi i vlerës së shtuar, shënohet rënie kumulative prej 13,6 për qind.

Shpenzimet e përgjithshme në përfundim me gushtin arrijnl 154,5 miliardë denarë dhe janë për 11 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar, me ç’rast të shpenzimet aktuale janë më të larta për 11,2 për qind, derisa ato kapitale për 5,9 për qind. Në përfundim me gushtin është realizuar 17,4 miliardë denarë deficit apo 75,7 për qind nga projektimi me ribalancin e buxhetit.

Ministria e Financave, siç theksohet në kumtesë, në frymën e raportimit transparent për gjendjen në buxhet vazhdon paraprakisht, në fillim të muajit apo 25 ditë para Kalendarit për publikim, t’i publikojë të dhënat për kryerjen e ekzekutimin e buxhetit në nivel mujor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme