Të akuzuarit për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona ndërsa 38 të tjerë kishin lëndime të rënda trupore mbeten në paraburgim shtëpiak, pasi që Gjykata Themelore e Shkupit e refuzoi propozimin e Prokurorisë Publike të Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit.
“Duke vepruar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë persona, të përfshirë në aktakuzën për aksidentin që ndodhi në Llaskarcë më 13.02.2019, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Penale Shkup pas shqyrtimit të fakteve dhe dëshmive në propozim solli vendim ku refuzohet propozimi i Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit duke e refuzuar si të pa bazë, dhe e vazhdoi masën e paraburgimit shtëpiak për 30 ditë të reja”, thuhet në njoftimin e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, Prokuroria Publike e Shkupit dje ngriti aktakuzë kundër gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion për aksidentin që ndodhi në Llaskarcë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...