Modeli i rrymës së lirë që u miratua në tetor të këtij viti, sipas të gjitha gjasave do të vlejë për vetëm edhe një vit.
Nga fundi i vitit 2018 pritet të bëhet liberalizimi i plotë i tregut, ku çdo amvisëri do të mund ta zgjedhë kompaninë prej ku do të furnizohet me rrymë. Këta furnizues nuk do të jenë të obliguar të ofrojnë tarifë të lirë prej orës 14:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 22:0 deri në orën 06:00 të mëngjesit siç është tani, porse do të kenë pako me oferta. Zv/kryeminisri për çështje ekonomike, Koço Angjushev konfirmon se konkurrenca më e madhe do të sjellë çmime më të volitshme, shkruan alsat m.
Furnizuesit do t’u ofrojnë klientëve pako më të volitshme. Vetëm t’ju përkujtoj atë që ndodhi me telefoninë celulare. Furnizuesit duhet të jenë inventiv, të ofrojnë pako interesante për klientët dhe duhet të jenë tërheqës që t’i mbajnë të njëjtit- deklaroi Koço Angjushev, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.
Amvisëritë që nuk do të zgjedhin asnjërin nga furnizuesit, rrymë do të marrin nga i ashtuquajturi furnizues universal, të cilin do ta zgjedhë shteti me tender. Nga Komuniteti energjetik në përgjithësi shanë vlerësim pozitiv për ligjin, duke shtuar se Maqedonia dhe Bosnja janë vendet e fundit të rajonit që i zbatojnë rregullativat evropiane në këtë segment.
Mbreti” i ligjit mbetet konsumatori. Ky mbret më nuk është prodhuesi ose ndonjë faktor tjetër që në të kaluarën ishte ndoshta me ndikim më të madh në krijimin e politikës energjetike- deklaroi Janez Kopaç, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit Energjetik.
Miratimi i liberalizimit të plotë nënkupton se shteti patjetër të gjejë mënyrë që ta bëjë më konkurrente rrymën që e prodhon ELEM. Sipas Angjushev, kjo do të arrihet me rritjen e prodhimtarisë përmes aktivizimit të TEC Oslomej dhe shfrytëzimin e kapacitetit të plotë të REK Bitola./alsat-m
https://www.youtube.com/watch?v=Mwn4DQPxXts
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?