Google ADS

Taravari: Zaevi mi mori ingerencat, ia dha BDI-së

15:06 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryekomunari i Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për t’ia marrë kompetencat në aspektin arsimor në komunën që ai udhëheq.

Sipas tij, historia përsëritet në këtë komunë, sepse edhe në vitin 2010 komunës iu morën kompetencat, por nga Gruevski.

“Sot Zaev ia mori ingerencat Komunës së Gostivarit dhe ia dha BDI-së. Kjo ndodhi edhe vitin 2010 kur Gruevski e bëri po të njejtën gjë. Ku është dallimi ndërmjet viteve 2010 vs 2018? Mentaliteti, kush nuk memdon si ne duhet zhdukur! Ju lumtë, pikërisht “shoqëri për të gjithë”, thotë Taravari.

 

https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/10215390557618220

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme