Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe i cili poashtu është edhe mjek, Arben Taravari në intervistën e tij për ‘Euronews’ tha se gjendja me coronavirusin në Maqedoni po del nga kontrolli.
Ai tha Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në Maqedoni, vdekshmëria në 100.000 banorë është 5.9, që do të thotë më shumë se Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Mali i Zi bashkërisht. Nëse i bashkojmë bashkërisht këto shtete, nuk do të kenë mortalitet si Maqedonia”, tha Taravari.
Sipas tij, në ditët e fundit, pa përfunduar vala e parë vazhdoi vala e dytë e virusit.
“Vala e dytë vazhdon pa përfunduar vala e parë, edhe pse pritjet ishi se do të ulet numri i të infektuarve ashtu si te shtetet përreth. Nëse mblidhni numrin e të infektuarve të rinj nga Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Greqia ishte sa gjysma e të infektuarve në Maqedoni”, tha Taravari./Telegrafi/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...