Sekretari i Përgjithshëm dhe shef i shtabit zgjedhor nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se “Aleanca për Shqiptarët në Kuvendin Qendror më 11 mars do t’i paraqesë të gjitha emrat nga listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme kuvendare”.
“Një gjë është e sigurt, Ziadin Sela do ta fitojë Ali Ahmetin në njësinë zgjedhore numër gjashtë”, tha Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Taravari pret fushatë të dinjitetshme dhe korrekte pa ofendime dhe kërcënime por edhe pa keqpërdorim të pushtetit.
“Ndodhemi 38 ditë para zgjedhje dhe deri tani ka pasur shumë raste ku shumica e qytetarëve nuk e kanë ditur nëse janë të regjistruar në Listën Zgjedhore”, tha Taravari duke ju bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë nëse janë të regjistruar në web-faqen e KSHZ-së.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...