Kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk ka për qëllim t’i kërkojë falje kryeministrit Zoran Zaev pas deklaratës, ku tha se ai i ka ofruar para një deputetes që ta përfitojë gjatë formimit të shumicës parlamentare.
Taravari në përgjigjen e pyetjes së gazetarlve sot në Gostivar pohon se e ka folur të vërtetën dhe se të dytë e dinë se çka ka ndodhur.
“Ai e din se edhe unë e di. Nëse i ka zgjidhur problemet tjera dhe çështjet më të mëdha, lirisht le të më padisë, këtu jam. Megjithatë do të vijë koha kur për këtë punë do të flas publikisht. Pasi jemi në regjim hibrid dhe nuk dëshiroj t’i tërheq deputetët tanë në gjendje të palakmueshme, ky rrëfim dhe këtë temë do ta mbyll këtu. Është qartë se çka ka ndodhur”, deklaroi Taravari.
Kryetari i komunës së Gostivarit dhjetë ditë para mbledhjes së Këshillit të Evropës është pesimist për marrjen e datës për negociatat me BE-në.
“E presim 14 dhjetorin, pasi ka pasur premtime për eurointegrime, Unë dhe Aleanca e dëshirojmë datë, por sipas sinjaleve që i marrim nga Bullgaria, ky është mision i pamundur dhe nuk besojmë se kjo do të ndodhë”, nënvizoi Taravari./koha.mk/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...