Kryetari i Gostivarit në shprehu ngushëllime ndaj dy viktimave që mbrëmë në orët e mesnatës humbën jetën në Lumin Vardar.
“Të nderuara familje Aliji dhe Bejni, të nderuar gostivaras, Me dhimbje të thellë e mora lajmin për humbjen e më të dashurve tuaj, tashmë të ndjerë Arlinda Bejni dhe Bekim Aliji. Tragjedia që ndodhi mbrëmë do të jetë e paharrueshme! Ikja e viktimave la nje zbrastirë të madhe në familjet e tyre por edhe në qytetin tonë! Vepra heroike e të ndjerit Bekim Aliji duhet çmuar lartë, pasi ai sakrifikoi jetën e tij, për të shpëtuar jetën e vajzës së re! Në emrin tim si dhe ne emër të të gjithë administratës komunale të Gostivarit, shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerëve! Raste të tilla mos u përsëritshin kurrë”, shkruan Taravari në telegramin ngushëllues.
Ndryshe, pas mbrëmjes së gjatë trupat e dy viktimave u gjetën në fshatin Çajlë dhe Forinë.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës