Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka nisur fushatën parazgjedhore së bashku me partinë maqedonase VMRO-DPMNE, disa ditë pas zyrtarizimit të koalicionimit. Taravari ka nisur fushtatën për VMRO-në në Çarshi të Shkupit, duke kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë në gjuhën maqedonase, së bashku me Daniela Arsovskën, e cila do të kandidojë si kandidate e pavarur për kryetare të Shkupit.
Duke qenë se jozyrtarisht, do të mbështetet nga VMRO-DPMNE, do të thotë se do të marrë mbështetjen e opozitës shqiptare, e cila ka hyrë në koalicion me këtë parti.
– Takim konstruktiv me Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, mjek dhe kryetar aktual i Gostivarit dhe Bekim Sali, kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga Alternativa. Ne diskutojmë idetë dhe zgjidhjet për Shkupin për programin e ri për qytetin. Së bashku arritëm në përfundimin se zgjidhjet cilësore dhe efikase janë të nevojshme për Shkupin dhe banorët e Shkupit – ka shkruar Arsovska në profilin e saj në Facebook./TS/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...