Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot tha se pritet të arrijë në Kuvend dorëheqja e kryeminsitrit Zaev.
“Unë shpresoj që dorëheqja e atij të procedohet dhe të mos ketë nevojë për votëbesim të qeverisë. Më pas njeriu që mbledh 61 nënshkrime duhet t’i deponojë te presidenti dhe pas 10 ditëve ta marrë mandatin dhe të nisë negociatat me formimin e qeverisë së re”, u shpreh Taravari.
Sipas Taravarit, anija e Zaevit është po fundoset dhe tani LSDM-në e cila është e përçarë nuk dihet se kush po e udhëheq.
“Dje po ashtu e dëgjuam edhe Ahmetin se është i gatshëm edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në të bisedojë. Dmth nuk paska diçka shumë kundër VMRO-së për shkak se gjithë fushatën e kishte kundër VMRO-së”, tha Taravari.
Kreu i Komunës së Gostivarit u shpreh se BDI do të mbesë në opozitë pas dy ose tre javëve.
“Shumica e partive politike që janë momentalisht pjesë e qeverisë kanë interes të formohet një shumicë e re, sidomos pa prezencën e BDI-së, sepse sipas meje, BDI është kancer i BDI-së dhe me shkuarjen e kësaj partie në opozitë, lind një shpresë e re, sidomos për shqiptarët”, tha Taravari./Telegrafi/
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...