Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në televizionin Telma tha se “Ahmeti kërkoi të ketë vetëm dy blloqe shqiptare dhe tani ashtu është, ASH me Alternativën dhe BDI. Tani beteja është mes neve”.
“Është koha që pas zgjedhjeve Ahmeti të kalojë në pension. Ne shqiptarët jemi të lodhur të jemi peng i një politikani të ndryshkur. Qëllimi ynë është që ta fitojmë BDI-në dhe me këtë kombinim sigurisht që do ta bëjmë”, tha Arben Taravari.
Sa i përket koalicionit mes LSDM dhe Besës, Taravari thotë se është krejtësisht legjitim, por për momentin ASH mendon se nuk është koha për koalicion.
“Sinqerisht, ajo që ndodhi sot, koalicioni mes LSDM dhe Besës është legjitim. Gjithashtu në zgjedhjet presidenciale katër parti shqiptare shkuan me LSDM-në dhe ishte legjitime. Ne si Aleancë për Shqiptarët mendojmë se nuk është koha për koalicione të tilla. Ne jemi konsistent në qëndrimet tona, gjithmonë shkojmë në atë se duhet të mbështetet blloku shqiptar”, tha Taravari.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...