Arben Taravari nga Aleanca e Shqiptarëve, sot u takua me tre eurodeputetët që ndjekin nga afër Maqedoninë, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Taravari tha se se do të ishte më mirë të pranonin propozimin e tyre për të ndryshuar Kushtetutën në pjesën që ka të bëjë me gjuhët, por se kompromisi do të thotë që të dy anët të lëshojnë.
Për të tejkaluar spekulimet në opinion, Taravari shpjegon se propozimi i tyre për ndryshimet kushtetuese në pjesën e gjuhëve do t’i jepte fund çështjeve etnike në mënyrë që vendi të kalojë në çështje të tjera ekonomike dhe sociale që janë të rëndësishme për qytetarët.
Ai tha se me propozimin e tyre në fakt shqiptarëve do tu ktheheshe e drejta që kishin në ish-RSFJ-në.
“Do të ishte më mirë që të zgjidheshin në Kushtetutë, të përfshihet në Kushtetutën shqipja dhe pastaj nuk do të kishte nevojë për ligj të gjuhëve dhe do të përdorej shqipja ashtu si është përdorur në ish-RSFJ-në. Prtaktikisht shqiptarët ato të drejta që kishin pasur në Jugosllavi do t’i kishin edhe tani. Shqipja dhe turqishtja ishin gjuhë zyrtare në Jugosllavi”, shpjegon kryetari i komunës së Gostivarit.
Propozimi i Aleancës për Shqiptarët nuk u pranua, por, thotë Taravari, “ai do të lihet për një kohë më të mirë”.
Ndërsa për tri kërkesat tjera të Aleancës për Shqiptarët, Taravari tha se, ato janë të pranueshme dhe nuk krijojnë ndonjë problem për popullsinë etnike maqedonase.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?