“13 shkurti i 2019-s mbetet dita më tragjike për Gostivarin”, u shpreh kryetari i Gostivarit, Arben Taravari gjatë kujtimit të aksidentit tragjik në Llaskarcë.
Ai tha se numri i viktimave nga ky aksident tragjik, është i lartë për një territor siç është Gosativari.
“Nuk mund ta harrojmë asnjëherë, të gjithë banorët e Gostivarit”.
“Urojmë dhe shpresojmë që kurrë mos të përsëriten fatkeqësi të këtilla”, tha më tej Taravari.
Ndryshe, sot para tre viteve ndodhi aksidenti tragjik i autobusit të kompanisë “Durmo Turs” nga i cili jetën e humbën 16 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.
Për këtë tragjedi u hap procedurë gjyqësore, por ende nuk ka vendim përfundimtar./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...