Tanket e Serbisë lëvizen përmes trenit nëpër Preshevë (VIDEO)

13:45 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Republika e Serbisë ka lëvizur tanket ushtarake në drejtim të jugut të Serbisë.

Dëshmitarë okularë kanë dërguar një video ku shihen tanket e ushtrisë së Serbisë në Qytetin e Hanit dhe afër Gërdelicës duke u transportuar në drejtim të Jugut të Serbisë.

Se a do të stacionohen tanket në Luginën e Preshevës apo në vendet tjera të jugut të Serbisë nuk dihet, gjithashtu nuk është informuar se a është një lëvizje e rregullt e mjeteve ushtarake apo si reagim i Serbisë në situatës e tensionuar me Republikën e Kosovës pas arrestimit të Marko Gjuriq para disa ditëve në Mitrovicë./presheva.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme