Këshilli i Evropës zyrtarisht ka regjistruar vendin nën emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.
Në faqen e internetit të organizatës më të vjetër pan-evropiane – Këshilli i Evropës, selia e të cilit është në Strasburg, vendi tani është i regjistruar zyrtarisht si Maqedonia e Veriut, sipas rendit alfabetik të gjuhës angleze të shteteve anëtare.
Maqedonia e Veriut, si shtet anëtar, tani gjendet në mes Holandës dhe Norvegjisë, ndërsa deri në ndryshimin e emrit vendi ishte nën referimin e përkohshëm “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe ishte midis Zvicrës dhe Turqisë. Pra flamuri maqedonas valon përpara Pallatit të Evropës në Strasburg, midis flamujve të Holandës dhe Norvegjisë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshimi i emrit është bërë edhe në faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit është përfaqësuar si delegacion i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Por në hartën në të cilën ndodhet vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe kryeqendrat e tyre ende nuk është ndryshuar emri dhe në të qëndron emri i vendit me referencë.
Republika e Maqedonisë Veriore u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 9 nëntor 1995, si një shtet 38 anëtar. Gjatë pranimit të vendit Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i dërgoi një ftesë vend për t’u bërë anëtare, por në ftesë nuk citohet emri i vendit që ftohet për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...