Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me Lilijana Tangi, deputete në Kuvendin e Francës, e cila ishte e shoqëruar nga ambasadori francez në Maqedoni, Christian Thimonier.
Tangi ka thënë se janë bërë orvatje të mëdha dhe përparim i Qeverisë në planin e reformave dhe integrimeve evropiane. Ajo në takim ka theksuar se duhet garancë se do të realizohen gjitha reformat, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë, kryeministri Zaev ka thënë se reformat realizohen në koordinim me delegacionin e BE-së dhe të përcaktuar për politikat e mira fqinjësore, konstruktivitet dhe bashkëpunim me gjitha shtetet.
Zaev dhe Tangi në takim kanë shprehur qëndrim të përbashkët se kyçe për eurointegrimet e vendit, por edhe për të mirën e qytetarëve është vendosja e shtetit të së drejtës, respektimit të institucioneve dhe ligjeve.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...