Google ADS

Talat Xhaferri: Do sigurojmë më shumë vota për ligjin e gjuhës shqipe

10:34 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Gjeorge Ivanov për të mos miratuar ligjin për Gjuhën Shqipe.

Xhaferri pohoi se ligji për Gjuhën Shqipe do kthehet në Kuvend, ndërsa shtoi se sugjerimet e Ivanov do të shqyrtohen.

Mes të tjerash ai theksi se votat për këtë projektligj mund të shtohen edhe më shumë.

“Ligji për gjuhët do të rikthehet në Kuvend dhe do të shqyrtoj sugjerimet e Ivanov. Votat mund edhe të shtohen pasi një pjesë e deputetët nuk kanë qenë prezentë në seancë plenare”, tha Xhaferri.

Presidenti Gjorge Ivanov theksoi se ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Sipas tij, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore” -tha Ivanov. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme