Talat Xhaferi takon anëtarët e Lëvizjes kundër bixhozit

21:14 | 23 Shkurt 2024
K.B

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është takuar me anëtarët e Lëvizjes kundër bixhozit.

Xhaferi tha se kanë biseduar për programin e tyre, si edhe për ligjin që presin të miratohet në Kuvend së shpejti.

“Në takimin me Lëvizjen kundër bixhozit biseduam për aktivizmin e Shoqatës, për programin e tyre, si edhe për ligjin që presin të miratohet në Kuvend së shpejti”, shkruan ai në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme