Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Millan Jazbec. Në fillim të takimit ambasadori i dorëzoi urim zyrtar nga kryetari i Parlamentit të Sllovenisë për zgjedhjen kryetar i Kuvendit dhe shprehu pritje të sinqerta se marrëdhëniet e deritanishme bilaterale të zhvilluara në nivel të lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë do të vazhdojnë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke iu falënderuar për urimin, shprehu bindje se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të rriten në të gjitha fushat.
Duke u përqendruar në ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit dhe në gjendjen aktuale, Talat Xhaferi, theksoi se ky personalisht do të angazhohet për kthimin e integritetit institucional të Kuvendit dhe për përforcimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion.
Pret që Presidenti i Shtetit ta përmbush obligimin e tij kushtetues dhe mandatin t’ia jap bartësit të shumicës parlamentare, me çka do të hapen proceset për konstituimin e trupave të Kuvendit, e me të edhe për formimin e qeverisë së re. Pas kësaj, prioritet do të jenë ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe vazhdimi i mandatit të vetëqeverisjes së tanishme lokale deri në vjeshtë kur, shpresohet, të mbahen zgjedhjet lokale.
Ambasadori nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadëshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe marrëdhëniet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen.
Republika e Sllovenisë edhe më tutje do ta mbështesë qartë dhe fuqishëm Republikën e Maqedonisë në proceset e integrimit euroatlantik. Paralelisht, do të vazhdojnë të kultivohen dhe zhvillohen bashkëpunimi dhe diplomacia parlamentare, si dhe marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore.
Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi njoftoi se ai personalisht do ta ftojë kolegun e tij, Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë që të vijë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me çka do të jepet një impuls i rëndësishëm, si në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, ashtu edhe në kontekst rajonal dhe evropian./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...