Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka folur lidhur me situatën e tensionuar që ishte krijuar në seancën kur u miratua Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe u zyrtarizua gjuha shqipe në Maqedoni.
Xhaferi në një intervistë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se provokimet fizike të ish-Kryetarit të VMRO-DPME-së, Nikolla Gruevskit nuk i bënë përshtypje.
“Deputetëve të shumicës i kam kërkuar, çfarë do që të ndodhë në seancë askush të mos lëviz prej vendit të vet, çfarëdo që të ndodhë rreth meje askush të mos implikohet në atë ngjarje… Parlamenti ka sigurim të brendshëm dhe unë kam edhe sigurimin personal. Kur afrohemi aty unë i them që ai nuk guxon të jetë në këtë vend”, tha Xhaferi.
Ai theksoi se më 14 mars ishte i determinuar që të arrijë votimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Mes neve dyve aty që shihet ka dy qëllime, qëllimi im është që përfundimisht me çdo kusht të vihet deri te votimi i sërishëm i ligjit, qëllimi i atij ka qenë me çdo kusht të pengohet procesi. Gjithçka e kam pasur të parallogaritur se çfarë do të ndodhë por nuk kam llogaritur që vetë Nikolla Gruevski të jetë ai që do të veprojë kështu”, tha Xhaferi,
Në këtë intervistë, Xhaferi flet edhe për rrugën deri te zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe tensionet ndëretnike në Maqedoni.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...