Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në debatin për mbikëqyrjen e shërbimeve të kundërzbulimit deklaroi se deri tani në kuadër të reformave janë bërë hapa të rëndësishëm dhe ftoi në bashkëpunimin e opozitës për të vazhduar me reformat tjera në shërbimet e sigurisë.
“Me Ligjin e ri për ndjekjen e komunikimeve, që e miratuam në vitin 2018, ka disa risi. E kam patjetër të theksoj një aspekt shumë të rëndësishëm dhe ky është konstruktiviteti dhe kontributi maksimal i opozitës në procesin e nxjerrjes së këtij ligji i cili u miratua me shkallë të lartë të konsensusit”, tha Xhaferi.
Ai shtoi se opozita edhe në të ardhmen do të demonstrojë kooperim dhe do i tejkalojë interesat partiake dhe interesat e individëve.
“Në anën tjetër ju vërtetoj se shumica parlamentare mbetet e hapur për dialog konstruktiv, do të mbesë e hapur për ide të mira dhe zgjidhje të ofruara, për arsye se është e qartë se opozita nuk është vetëm dekor i demokracisë parlamentare, por është e qartë se opozita gjithashtu ka përgjegjësi për funksionimin e demokracisë parlamentare”, tha Talat Xhaferi.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...