Një figurë e rëndësishme e luftës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të drejtat e tyre, dhe sot një kryeministër me detyrën t’i trajtojë njësoj të gjithë shtetasit e tij, Talat Xhaferi gjendet përpara një sprove jo të lehtë, por të cilën e merr përsipër pas një periudhe të gjatë në skenën politike të vendit fqinj, që skaliti imazhin e tij të një politikani gjakftohtë e të vendosur.
Në një intervistë eksluzive për Top Channel, njeriu që do të drejtojë qeverinë teknike e cila do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e majit, i pari shqiptar që merr frerët e një ekzekutivi maqedonas, e konsideron këtë pjesë të një realiteti faktik të cilit tashmë Maqedonia e Veriut, nuk ka më gjasa t’i shmanget.
“Ky është një realiteti arkitektura strukturore e përbërjes së popullatës së Maqedonisë se Veriut; është një përgjigje e pritshmërive në pretendimin tonë për të realizuar përcaktimet strategjike që nga mëvetësimi i ish-Jugosllavisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe duke qenë se përcaktimi është tashmë për ato vlera, mendoj se akti i nominimit dhe përzgjedhjes së qeverisë në këtë përbërje të cilën e udhëheq unë, është në fakt përgjigje ndaj përmbushjes së një pjesë të atyre vlerave euratlantike, tek të cilat ne edhe pretendojmë të jemi pjesë, kështu që është cështje e statusit tonë kushtetues, si pjesë përbërëse shtetformuese e këtij shteti, dhe s’do mend që është përgjigje në të drejtën, detyrimin dhe përgjegjësinë për të bashkërenduar punët dhe për të arritur qëllimet tona strategjike“, tha talat Xhaferi.
Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, por përjekjet e bashkimit me BE-në të ngecura në vendnumëro si për shkak të cilësisë së qeverisjes, ashtu edhe për problemet me minoritetin bullgar.
Problem ky që nuk prek vetëm këtë vend, por mund të ndikojë në të ardhmen europiane të të gjithë rajonit. Teksa shpjegon se përcaktimi identitar është çështje e garantuar nga kushtetuta vendase si dhe konventat ndërkombëtare, Xhaferi flet për gjasat e ndryshimeve kushtetuese, që mund të zhbllokojnë procesin.
“Konteksti dhe kontesti është në aspekt të raporteve dypalëshe fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilat edhe është kushtëzuar rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian. Në parapërgatitjet dhe në proceset dhe procedurat paraprake institucionale, ne jemi në fazën e inicjimit, tanimë të inicjuara nevojat për miratim të vendimit për qasje në ndryshimet kushtetuese, që të mund të aplikohet e drejta dhe të sanksionohet e drejta e qytetarëve, dhe konkretisht të atyre që kanë ndjesi të përkatësisë, në këtë rast, bullgarët dhe kesisoj, të përmbushet edhe një aspekt i këndvështrimit të asaj që është hapja e rrugës sonë drejt anëtarësimit”, tha ai.
Një sfidë tjetër për kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është largimi i shqiptarëve, emigracioni në radhët e tyre është më i lartë sesa ai i maqedonasve. Një betejë të tillë me numrat, ai e sheh më shumë si problem rajonal, por edhe si një lloj mendësie e trashëguar nga e kaluara.
“Nëse ka dallim, ai dallim mund t`i përshkruhet aspektit të para kohës në kuptimin që në një periudhë të para 30 viteve dhe në ish-Jugosllavi, ishte e theksuar që zakonisht largoheshin shqiptarët dhe jo maqedonasit, apo popujt më të mëdhenj që ishin në ish Jugosllavi, e mbi atë bazë, mund të thuhet se numri më i madh i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që emigrojnë janë përkatësisht shqiptarë. Por në kontekstin kohor, Maqedonia e 20 viteve të fundit, vecanërisht nga dhjetori i 2009-tës kur për shtetasit e Maqedonise u hoqën vizat me sistemin e liberalizimit të vizave, në këtë 10 vjecarin e fundit ka bërë të vetën dhe efektet negative në atë drejtim i ka dhënë”, shtoi më tej Xhaferi.
Këto nuk ishin pasoja të parashikuara sipas tij, pasi ishte e pritshme që ato të mbërrinin me lëvizjen e lirë të njerëzve. Sa për votat e munguara të opozitës shqiptare në seancën e votimit të tij, e ka një sqarim edhe për statusin e tij në krye të qeverisë.
“Statusi im nuk është si teknik për shkak se qeveria, mbi bazë të marrëveshjes së Përzhinës si vendim politik, ka qenë e kushtëzuar me ndryshimet e ligjit për qeverinë që qeveritë e ardhshme nga 2016-ta e këtej, qofshin të parakohshme apo të rregullta, në përbërjen e qeverisë në 100 ditët e fundit të qeverisjes do t`i shtohen ministrat shtesë të opozitës për të siguruar pajtueshmëri me rezultatet e zgjedhjeve. Nocioni i përkohshëm, nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë, as në kushtetutë. …a do të thotë ajo se nuk do te merremi me veshtje të tjera që dalin vec zgjedhjeve, keshtu qe termi teknik është vetëm një term popullor që përdoret jashtë atij që është nocioni dhe statusi i vërtetë i qeverisë. Cështja e përcaktimit të faktorit shqiptar të opozitës, jo se nuk më votuan mua, por fatkeqësisht, është një përsëritje e rasteve të ngjashme në histori.
Nëse shkojmë më larg, të dhënat historike tregojnë se në krijimin e shtetit grek, në 1821, dhe me themelimin e KUvendit, ka qenë mundësia e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në parlamentin grek. Dhe ajo nuk u bë për votën e një pjesëtari shqiptar. Historia i flet këto fakte, janë fakte historike. I kthehemi kësaj historisë më të re ku jemi; në 1998-tën, paszgjedhjeve parlamentare, opozita e atëhershme LSDM dhe pjesa tjetër e opozitës, patën propozuar të ndjerin Abdurrahman Haliti për kryetar parlamenti në Maqedoni. Për fat të keq, pjesa që kishte fituar zgjedhjet dhe që u bë pjesë e shumicës parlamentare e udhëhequr nga VMRO DPMNE në atë kohë, nuk e mbështeti, dhe për fat të keq për në përsëritet e njëjta situatë aktualisht…por fjalën e fundit do ta japë konteksti historik, unë jam i përqendruar në punën që është kompetenca ime…“, u shpreh Talat Xhaferi.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...