Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në fshatin Mateç.
“Ndërtimi i kopshtit për fëmijë zgjidh probleme shumëdimensionale. Është kënaqësi e veçantë që në fshatin Mateç fillojmë me ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.
Ai tha se mbi 117 familje do të kenë kushte për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve të vet.
“Mbi 117 familje do të kenë kushte për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve të vet, në objekt bashkëkohor dhe të gjerë, prej foshnje deri në moshën 6 vjeçe, me kuzhinë të vet, duke u mundësuar prindërve të kontribuojnë në ekonominë tonë, të qetë se fëmijët e tyre janë të përkujdesur në mënyrë përkatëse”, ka shktuar ai./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër