Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i ka dërguar sot një letër falenderimi homologut shqiptar Gramoz Ruçi.
Xhaferi i shkruan Ruçit se: “Edhe me ndihmën tuaj, shqiptarët e RMV, po bëhen faktorë të rëndësishëm në fuqizimin e shtetit demokratik dhe europianizimin e vendit”.
Duke falenderuar Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë për urimet me rastin e rizgjedhjes, z. Xhaferi shkruan se:
“Përkrahja juaj nuk na ka munguar asnjëherë dhe me ndihmën tuaj, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ngadalë por të sigurt, po bëhen faktorë të rëndësishëm në fuqizimin e shtetit demokratik dhe europianizimin e vendit.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm gjatë mandati të kaluar, arritëm ta fuqizojmë lidhjen Tiranë-Shkup dhe ky bashkëpunim nuk do të mungojë as mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ju falenderoj për ftesën dhe shpresoj të shihemi së shpejti në Tiranë.”, shkruan në letrën e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i cili e ka bërë publike këtë letër edhe në rrjetet sociale.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?