Talat Xhaferi i jep ultimatum Ivanovit, godet fuqishëm edhe Nikolla Gruevskin

16:56 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është i vetmi kryetar legal dhe legjitim i Kuvendit, tha ai për televizionin shtetëror Kroat HRT.

Xhaferi i ka dhënë afat që brenda 10 ditëve Presidenti, kohë që Ivanovi duhet ta jep mandatin shumicës parlamentare për të formuar Qeverinë e re, njofton TetovaSot.

“Në qoftë se Ivanovi nuk ia jep mandatin shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë, atëherë ai do të kryejë vepër penale. Këtë ai duhet patjetër ta bëjë pasi Kushtetuta dhe ligjet nuk njohin mosveprim të tillë”, tha Xhaferi për HRT.

I pyetur nëse “Deklarata Tiranase” rrënon sovranitetin e Maqedonisë, Xhaferi ka thënë se nuk bëhet fjalë për asnjë deklaratë por për një marrëveshje ndërmjet partive për bashkëpunim paszgjedhor.

“Kaosi në Maqedoni është i motivuar politikisht për shkak të mosgatishmërisë së dorëzimit të pushtetit. Për këtë më përgjegjës direkt është Gruevski dhe indirekt Ivanov”, tha Xhaferi.

Intervista e HRT është realizuar në ambientet brenda Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme