Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel.
Takimi ka ndodhur gjatë drekës së punës së shtruar për nder të saj nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
“Në atmosferë të sinqertë dhe transparente, kryetari Xhaferi e njoftoi kancelaren Angela Merkel me rolin e Kuvendit, të deputetëve dhe të grupeve parlamentare në udhëheqjen e fushatës për referendumin në të cilin qytetarët do të duhet të vendosin për marrëveshjen me Greqinë fqinje. Ai veçanërisht e theksoi nevojën për një fushatë konstruktive dhe jashtëzakonisht pozitive, për arsye se bëhet fjalë për realizimin e interesave strategjikë të shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Prandaj, shprehu besim në rezultatin pozitiv më 30 shtator”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Xhaferit, në Facebook, ku ndër të tjerash janë publikuar edhe disa fotografi.
Xhaferi thuhet të ketë folur për aktivitetet tjera parlamentare, para së gjithash për realizimin e reformave të cilat janë në frymën e fillimit të negociatave me BE-në.
“Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi edhe njëherë shprehu falënderim për angazhimin personal të kancelares Merkel, si edhe për ndihmën e deritanishme që e pranojmë nga Gjermania, pikërisht në drejtim të realizimit të përcaktimeve tona strategjike, respektivisht anëtarësimi në BE dhe NATO. Kancelarja Angela Merkel, edhe njëherë e vlerësoi pozitivisht rolin e Kuvendit në përgatitjen dhe zbatimin e referendumit dhe theksoi se Gjermania, edhe më tutje mbetet partner strategjik, si në proceset eurointegruese, ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale”, thuhet më tej në postimin e Xhaferit.
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...