Takohen grupet e punës pozitë – opozitë

17:30 | 29 Korrik 2019
Arbresh.info

Rikthehen në tryezë grupet punuese partiake për ligjin e Prokurorisë Publike. Jozyrtarisht ata pritet që të takohen që sot, por kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se ato gjithsesi do të fillojnë brenda kësaj jave.

Ai nuk deshi të japë hollësi rreth bisedimeve duke mos dashur që të ndikojë tek grupet, port ha se ka pritje për epilog pozitiv pasi shumë kërkesa të opozitës janë inkorporuar në propozim ligjin e ri.

Zoran Zaev, kryeministër

“Unë thash që do t’i jap mundësi një pajtimi publik që të kenë mundësi të punojnë grupet punuese, besoj se këtë javë mund të organizohen. Nuk do të doja të jap kualifikime ose komente publike sepse mund ta dëmtojmë mundësinë e bisedimeve. Kjo është periudhë për bisedime, besoj se të gjitha gjërat që ne i pranuam nga opozita do të kenë kuptim për opozitën që të gjindet zgjidhje për ligjin e prokurorisë publike. Me vëmendje e shqyrtojmë propozim ligjin e tyre, me të gjitha shërbimet profesionale  që në fund të gjejmë zgjidhje. Të gjithë duhet të gjejme zgjidhje nëse jemi të përgjegjshëm ndaj shtetit”

Zaev tha se ligji i Prokurorisë Publike ku do të zgjidhet edhe fati I Prokurorisë Speciale Publike nuk duhet të kushtëzohet me kërkesa si ato për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa personalisht ai tha se është edhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve.

Zoran Zaev, kryeministër
“Mendoj se një ligj I tillë nuk guxon të kushtëzohet me zgjedhje të parakohshme, unë kam thënë se ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme. Këto të shifra të cilat janë me tendencë në rritje, tani ti fusim në zyrtar dhe të vrapojmë në fushatë? Pytni qytetarët, odat ekonomike, nëse janë për zgjedhje ne do ta rishikojmë vendimin tonë. Mendoj se në këtë periudhë të papërsëritshme për shtetin, do të ishim laik, jo patriot dhe qytetarë të pandershëm nëse e shkatërojmë për dëshirën tonë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”

Siç mësohet VMRO-DPMNE ka kërkuar që të gjitha lëndët e procesuara deri më tani nga Prokuroria Speciale Publike ti kthehen kryeprokurorit shtetëror dhe më pas ai t’ua ndajë prokurorëve, ndërsa për kreun e prokurorisë së re speciale kanë propozuar që të jetë një ekspert me 10 vjet përvojë si ligjërues i lëndëve juridike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme