Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë në Ambasadën Amerikane në Shkup është takuar me Matthew Palmer, zv. Ndihmës sekretar i shtetit amerikan, Daniel Kostelancik, drejtor për Ballkanin në Departmentin e Shtetit dhe ambasadoren e SHBA në Maqedoninë e Veriut, Kate Burns.
Sipas njoftimi të BDI-së, Ahmeti dhe autoritetet amerikane këmbyen mendime mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, anëtarësimin në NATO si dhe zgjedhjet e parakohshme.
“Ahmeti theksoi që BDI është garantues i Marrëveshjes së Prespës, asaj të Ohrit dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nga çka nuk ka kthim pas në asnjë rrethanë. Lideri i BDI-së Ahmeti faleminderoi autoritetet amerikane për ndihmesën e madhe në përpjekjet tona për të marrë datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por akoma më shumë për ecurinë e shkëlqyer të anëtarësimit tonë në NATO në muajt vijues.”, theksohet në komunikatën e BDI-së, duke shtuar se SHBA mbështesin tërësisht përpjekjet euroatlantike të Maqedonisë së veriut dhe reformat në vend, në veçanti në sundimin e ligjit.
Më tej thuhet se në takim u diskutua edhe për reformat e theksuara në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...