Ashtu siç kemi njoftuar më herët, ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, po qëndrojnë në Vjenë, për të vazhduar bisedimet rreth çështjes së emrit.
Mediat raportojnë se takimi ndërmjetësohet nga i dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kanë kaluar tre orë nga fillimi i takimit, që do të thotë se çështja e emrit konsiderohet tejmasë prioritare për ta zgjidhur.
Ky është raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet të dy shteteve, bisedime që kanë ngjallur shpresë dhe pritshmëri të madhe se çështja e emrit do të zgjidhet pas 25 vitesh kontestim.
Kryeministri Zaev tashmë ka njoftuar se janë të gatshëm të pranojnë një propozim që përfshinë përcaktim gjeografik të emrit të shtetit./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...