Takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Ivanov me siguri se do të realizohet në ditët e para të punës së javës së ardhshme, transmeton Gazeta Express duke iu referuar burimeve të TV24.
Deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht,por duke pasur parasysh afatet kushtetuese prej 10 ditësh nga njoftimi se ka shumicë paralemtare nga kryetari i Kuvendit, nuk është e sigurtë se ky takim mund të realizohet në ditët e para të javës së ardhëshme.
Në ndërkohë, po përgatiten garancat që Zoran Zaev do të duhet që t’i japë në zyrën e Ivanovit dhe se në bazë të informacioneve të TV24 këto garanca janë zgjeruar edhe me ruajtjen e integritetit territorial të Maqedonisë, suverenitetit dhe pavarësisë së shtetit, se nuk do të shkohet në ridefinim të vendit dhe formimi i qeverisë së re të mos ketë për bazë “Platformës nga Tirana”./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%