Takimi i Selanikut pa epilog për emrin, Dimitrov dhe Kotzias do të takohen sërish më 12 maj

10:50 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Shefat e diplomacisë së Maqeedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në takimin e djeshëm në Selanik kanë rishikuar kombinimet e mundshme për çështjet më të vështira në negociatat rreth emrit.

Dimitrov dhe Kotzias gjatë javës së ardhshme (12 maj) do të kenë takim me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy ministrat dje u takuan në kuadër të mbledhjes katërpalëshe mes Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Takimi mes tyre zgjati rreth një orë e gjysmë dhe u vlerësua si pozitiv.

Përndryshe, Maqedonia shpreson që çështja e emrit me Greqinë të zgjidhet deri para samitit të BE-së në qershor, nga i cili pret datë për fillimin e bisedimeve, si dhe ftesë për anëtarësim në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme