Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pëlqimin e të dy liderëve të partive politike Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për takimin e liderëve i cili pritet të organizohet mes datave 10 dhe 12 maj.
Në një intervistë për emisionin “360 gradë”, Pendarovski thotë se përveç gjendjes shëndetësore me virusin, në takim duhet të flitet edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në kushtet kur vendimi i dytë për gjendjen e jashtëzakonshme do të skadojë më 16 maj, Pendarovski thotë se do të krijohet një paqartësi tjetër juridike, mes të drejtës së Qeverisë për të sjell dekrete dhe nevojës së Kuvendit për miratimin e dekreteve që janë sjellë ose miratimin e ligjeve të reja të nevojshme për tejkalimin e situatës.
Ai nuk garanton se është i gatshëm të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pafundësisht deri kur të afrohet koha për zgjedhje të rregullta në dhjetor.
Sipas Pendarovskit, Kuvendi është i nevojshëm meqë ai si President nuk ka kompetencë të monitorojë punën e Qeverisë. Se cila do të ishte periudha më e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme, Pendarovski nuk dëshiron të precizojë.
Ai thotë se zgjedhjet parapara verës do të duhej të organizohen nën masa të shtuara mbrojtjeje dhe të kujdesit, por ka rezerva sa i takon mundësisë së zbatimit të atyre masave tek ne./alsat
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...