Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Soreide, po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga homologu i saj, Nikolla Dimitrov, raporton Anadolu Aegncy (AA).
Dimitrov dhe Soreide fillimisht kishin një takim dypalësh, pas çka pasoi takimi i delegacioneve nga të dyja vendet. Pas takimeve, shefat e diplomacive mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për media, ku theksuan raportet miqësore mes dy vendeve.
Ministri Dimitrov tha se ndonëse me homologen e tij norvegjeze takohen shpesh në organizime ndërkombëtare, mirëpo siç theksoi ai, kjo është vizita e saj e parë në Shkup.
“Biseduam për rajonin, biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe. Jemi mirënjohës për mbështetjen norvegjeze për axhendën tonë reformuese. Në përgjithësi jemi mirënjohës për interesin dhe prezencën e Norvegjisë jo vetëm tek ne, por në gjithë rajonin”, tha Dimitrov, i cili po ashtu falënderoi Norvegjinë për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ministrja Eriksen Soreide tha se Norvegjia është mike e afërt dhe partnere e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vendi i saj është i përkushtuar në zhvillimin e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, për çka siç u shpreh ajo, në dy vitet e fundit është dyfishuar ndihma për këtë rajon.
“Gjithashtu shpresoj që të ulem afër Nikollës në NATO. Gjeografikisht jemi paksa larg, por do të jemi fqinj në masën e rrumbullakët. Kështu që, ai do të ulet mes mua dhe Holandës”, tha Eriksen Soreide.
Ajo theksoi se Norvegjia nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE), por tha se është në interes të BE-së që të ketë nivel sa më të lartë të integrimit, varësisht nga vullneti i shteteve.
Gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ministrja Eriksen Soreide do të takohet edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...