Takimi Basha-Hahn: Debati politik të bëhet në Kuvend

23:47 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Pas takimit me kreun e PD­-së Lulzim Basha, në Maltë, RTSH kontaktoi dhe me kabinetin e Komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn.

“Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit”, sipas zëdhënëses Koçijançiç.

“Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje”, tha ajo.

“Është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE/ODIHR­it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit”, vijon qëndrimi i zyrës së Hahn.

“Siç është shprehur Komisioneri: Këto reforma janë vendimtare për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit në BE”, përfundon reagimi i Koçijançiç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme