Takimi Ahmeti dhe Zaev, ja çfarë u bisedua

21:30 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev sot është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në selinë e këtijj të fundit në Reçicë të Vogël në të cilën është diskutuar rreth formalizimit të procesit të formimit të Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë dhe prioriteteve të shumicës së re në vend si dhe “për ndarjen e resoreve ku ranë dakord që kabineti i ardhshëm qeveritar ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të kualifikuar për ti prirë proceseve shumë të rëndësishme për vendin tonë

“Dy liderët e koalicionit u dakorduan rreth parimeve të qeverisjes me ç’rast përsëritën prioritetet e shumicës së re që përfshijnë reformat serioze në sundimin e së drejtës në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, integrimin e vendit në NATO dhe BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e ekonomik bashkë me rritjen e standardit jetësor”, thuhet në kumtesën e dërguar nga BDI, njofton Portalkb.mk

Në takim është bërë me dije se “një ndër prioritetet e qeverisjes do të jetë edhe integrimi i menjëhershëm i vendit në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE me ç’rast palët u dakorduan për angazhim serioz në drejtim të realizimit të këtij synimi të përbashkët”.

Kujtojmë se këto takime janë në vazhdën e takimeve të mandatarit të Zoran Zaev për formim të koalicionit të Qeverisë së Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme