Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, u takua me kryetarin e Odës së ndërtimtarisë së Maqedonisë, Ivica Jakimovski dhe me anëtarë të Odës së ndërtimtarisë pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë.
Në takim u përfshi përmes internetit (online) dhe zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi.
Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u përshëndetën angazhimet e e kryeministrit Zaev për përmirësimin e ambientit afarist në shtet.
U cekën përcaktimet e Odës së ndërtimtarisë të raportit të partneritetit dhe për bashkëpunimin me aktivitete, të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.
U shqyrtuan edhe konkretisht, gjendjet aktuale në sektorin e ndërtimtarisë dhe u bisedua për mundësitë për realizim të investimeve kapitale me rëndësi, si dhe për sektorin e ndërtimtarisë, ashtu edhe për qytetarët dhe për shtetin.
“Përcaktimi ynë i fuqishëm është rritja e ekonomisë vendore, në çka kontribut të madh mund të japin ndërmarrjet vendore me punën aktive, mes të cilave edhe kompanitë nga sektori i ndërtimtarisë. E mbështesim nismën e odës ekonomike për të ndihmuar në këtë proces, që e ka mbështetjen e Qeverisë”, tha kryeministri Zaev në takim me përfaqësues të Odës së ndërtimtarisë së Maqedonisë.
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...