Jam krenar që në raundin e parë zgjedhor kishim zgjedhje të pastra kristale sepse vetëm përmes zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike të gjithë fitojmë në Maqedoni. Zgjedhje të tilla duhet të kemi edhe të dielën, tha lideri i i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit të sontëm me kryetarin e e BDI-së Ali Ahmeti dhe kandidaten për kryetare të komunës së Tetovës Teuta Arifi.
“Sot jemi këtu për mbështetje të kryetares aktuale dhe të ardhshme të komunës së Tetovës Tuta Arifi. Së bashku si partnerë koalicioni që para raundit të parë kur e publikuam koalicionin tonë për zgjedhjet lokale, japim mbështetje të ndërsjellë dhe besojmë në ardhmërinë e Maqedonisë. Kjo që e bëjmë ia vlen për t’u respektuar. Me siguri për herë të parë në Maqedoninë e pavarur ndodh që para zgjedhjeve të lidhen koalicione në mënyrë shumë transparente. Në mënyrë të ndershme, të hapur dhe transparente e kërkuam mbështetjen tuaj edhe unë edhe prej këtu dua ta kërkojë mbështetjen nga qytetarët e Tetovës për Teuta Arifin”, deklaroi Zaev pas përfundimit të takimit.
Ai theksoi se Arifi është një prej grave të rralla në këtë funksion shtoi se beson që Tetova nën udhëheqësin e saj dhe me mbështetjen e pushtetit qendror do të ketë perspektivë të shkëlqyer në periudhën që vijon.
Ahmeti tha se vazhdimisht kanë punuar dhe janë angazhuar për proceset demokratike dhe për këtë, shtoi dëshirojmë të njëjtat standarde të zbatohen edhe më 29 tetor sepse kjo është shumë e rëndësishme për ardhmërinë tonë të përbashkët.
“Bashkërisht analizuam dhe mes vete u informuam rreth respektimit të marrëveshjes parazgjedhore. Këmbyem mendime se marrëveshja funksionon mirë në të gjitha nivelet. Biseduam edhe për tema të rëndësishme që na presin pas zgjedhjeve sepse fushata është aq dinamike që ne dy takohemi për herë të parë pasi e arritëm këtë marrëveshje para zgjedhjeve”, deklaroi Ahmeti dhe theksoi se tërë marrëveshja është zbatuar nga organet e të dy partive dhe shtabet e tyre zgjedhore.
Në pyetjet e gazetarëve nëse i kanë komentuar edhe marrëdhëniet në koalicionin qeveritar, Zaev theksoi se kanë biseduar të kujdesen para se gjithash si pushtet, zgjedhjet të jenë të rregullta, korrekte, demokratike dhe të lira dhe se kjo është prioritet për të gjithë.
“Vërtet nuk hyjmë në koalicione, edhe pse kemi situatë mjaft të papërshtatshme, me njërin prej partnerëve të koalicionit. Kjo është e drejtë e tij, zgjedhje lokale janë. Zgjedhjet lokale janë të ndryshme nga zgjedhjet parlamentare, dhe e lemë secilin në përgjegjësinë e vet”, vlerësoi Zaev.
Ai theksoi se koalicioni me BDI-në e kanë publikuar që para zgjedhjeve.
“Në raundin e parë të zgjedhjeve e patë e lamë në Strugë, në Gostivar qytetarët ta tregojnë drejtimin e tyre. Ja kandidatët në raundin e dytë zgjedhor. Zijadin Sela vendosi të hyjë në koalicion me BESA-n, e shoh diku edhe me VMRO-DPMNE-në kjo është e drejtë e tij. Gjithsesi, ai mban përgjegjësinë dhe para votuesve të tij”, tha Zaev.
Lideri i LSDM-së tha se koalicionin me BDI-në e kanë bërë që para vetë fushatës, dhe qëndrojnë në të në mënyrë transparente, të hapur, sepse besojnë në ardhmëri të përbashkët, para se gjithash, siç tha, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“Gjithsesi besojmë edhe në atë që e pret Republikën e Maqedonisë. Kohë e vendimeve serioze, kohë e bashkimit, kohë e unitetit dhe kohë e punës në interes të të gjithë qytetarëve”, theksoi lideri i LSDM-së.
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...