Takim të ri sot në Ohër do të mbajë Komisioni i përzier i ekspertëve Maqedoni-Bullgari.
Anëtarët e Komisionit do të vazhdojnë atje ku kanë ngelur muajin e kaluar në takimin në Sofje – do të debatojnë për aspekte të ndryshme nga çështja për rëndësinë e personalitetit dhe veprës të Goce Dellçev në kontekst të rëndësisë së tyre për historinë e të dy vendeve.
Ekspertë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, siç konfirmuan për AIM nga Komisioni, përveç për gjetjen e mënyrës për festimin e përbashkët eventuale të Goce Dellçevit, në takimin e tetë i cili mbahet sot dhe nesër do të bisedojnë edhe për atë të gjejnë rekomandime të përbashkëta për përmirësimin e librave të historisë të cilët e përpunojnë periudhën e shekullit të mesëm dhe periudhën e hershme osmane.
Diskutimi për Dellçevin, takimin e kaluar, ka qenë i mundimshëm, por frytdhënës dhe është bërë progres i vogël për ç’arsye anëtarët i vazhdojnë bisedat në këtë temë.
Ky është takimi i pestë i Komisionit këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit është paraparë edhe një.
Qëllimi i takimeve, siç thonë nga Komisioni, është bëhet denacionalizim dhe depolitizim i së kaluarës./telegrafi
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...