Maqedonia dhe Shqipëria do të duhet të bëjnë më shumë përpjekje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, informon gazeta bullgare “Fokus”.
I pyetur për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, Tajani u përgjigj se kjo nuk është brenda përgjegjësisë së tij.
Në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, për të cilat edhe më herët ka thënë se kanë më shumë mundësi për anëtarësim në BE, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Tajani përsëri përsëri shprehu mbështetjen e tij.
Ai tha se nëse vendet nga rajoni dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duhet t’i respektojnë rregullat e tyre, ndërsa BE i’u qëndron në gatishmëri gjatë procesit të afrimit. /Telegrafi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...