Kryetari i Partisë Social Demokrate në Serbi, Boris Tadiq, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pranuar mbishkrime me kërcënime me vdekje.
Në një prononcim të tij të fundit, Tadiq pretendon se inspiruesit e mbishkrimeve që e kërcënojnë me vdekje janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel.
Tadiq pohoi për H1 se Vuçiq ishte “frymëzuesi i vërtetë i grafiteve”, dhe se Seshel, siç pohon ai, “shfaqet në televizion çdo ditë në emër të Vuçiq”.
Një ditë pasi u konfirmua vendimi kundër Ratko Mlladiq për burgim të përjetshëm para gjykatës në Hagë, kreu i Partisë Social Demokrate në Serbi, mori kërcënime të shkruara në Beograd.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...