Ish-presidenti liberal i Serbisë ka parashikuar se zgjedhjet e nesërme lokale në Beograd nuk do të zhvillohen fer.
Boris Tadiq ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian se po toleron praktika jo-demokratike të liderit aktual autokrat të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ish-presidenti Tadiq, në një intervistë për “The Associated Press”, ka thënë se BE-ja nuk po dëshiron të konfrontohet me Vuçiqin për shkak se ai ka premtuar zgjidhjen e statusit të Kosovës, transmeton Koha.net.
“Për ta, është më me rëndësi zgjidhja e çështjes së pavarësisë së Kosovës sa më shpejtë që të jetë e mundur sesa të ruhet demokracia në Serbi”, ka thënë ai.
Opozita serbe i sheh zgjedhjet e së dielës si mundësi për të dobësuar Vuçiqin. Tadiqi thotë se presidenti “është i interesuar në zgjedhjet e Beogradit në mënyrë që të mos humb asnjë pozitë pushteti”.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League