Në doganën në vendkalimin kufitar në Tabanoc, policët në pjesën e pasme të kamionit kanë gjetur tetë emigratë, prej të cilëve pesë janë nga Bangladeshi, dy nga Pakistani dhe një nga Turqia.
Nga MPB njoftuan se dje rreth orës 10:30 me denoncim të M.G (53) nga Bosnja e Hercegovinës se në kamionin e tij ka vërejtur dëmtim të kamionit deri sa ka qenë i parkuar në afërsi të Tabanocit, ndërsa më pas policia ka kontrolluar automjetin.
“Në pjesën e pasme janë gjetur tetë emigrantë të cilët kanë hyrë në kamion derisa ka qenë i parkuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Për ngjarjen në fjalë është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën tranzitore në Tabanoc./Telegrafi/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka